10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëJam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave”/ Rama çel ekspozitën...

Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave”/ Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Arti nuk ka nevojë të përkthehet

Kryeminsitri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, në një vizitë të veçantë, këtë herë si artist. Krijimet e tij janë ekspozuar në “Zapion Megaro” të Greqisë.

Në çelje të ekspozitës, kryeministri ka folur për audiencën, teksa ka falënderuar ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias dhe organizatorët e eventit.

“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbreslënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim”.

Rama e cilësoi veten “artisti më i mirë mes të gjithë kryeministrave”, ndërsa tregoi se ekspozita është një version i zyrës së tij në Kryeministri.

“Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht  e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr”.

Rama ftoi audiencën të shohë veprat e tij, pasi sikurse u shpreh “arti s’ka nevojë për përkthim”.

“Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin”.

Në fund të fjalës së tij, Rama falënderoi bashkëshorten Linda Rama që “e mbështet dhe e ndihmon të jetë njeri më i mirë”.

Mes batutash, ai u shpreh se “garën si artist mes nesh e bka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments