12 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaXi vizitë në Rusi, Blinken: Mbulesë diplomatike për krimet ruse

Xi vizitë në Rusi, Blinken: Mbulesë diplomatike për krimet ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Moskë dhe takimi me presidentin Vladimir Putin tregoi synimin e Kinës për të siguruar “mbulim diplomatik” për “mizoritë e Rusisë të kryera në Ukrainë” në vend që t’i dënojë ato.

“Që Presidenti Xi po udhëton për në Rusi disa ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​urdhër-arrest për presidentin Putin, sugjeron që Kina nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të mbajtur përgjegjës Kremlinin për krimet e kryera në Ukrainë dhe në vend që t’i dënojë ato, ofron mbulim diplomatik që Rusia të vazhdojë të kryejë të njëjtat krime”, theksoi Blinken.

Blinken shtoi  se “elementet” e propozimit të paqes të Kinës, janë në përputhje me përpjekjet që SHBA do të mbështesë.

Propozimi i Kinës përfshin elementë që ne i kemi mbështetur prej kohësh, duke përfshirë sigurimin e sigurisë bërthamore, trajtimin e krizës humanitare, mbrojtjen e civilëve dhe, në të vërtetë, elementi i parë kërkon ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve”, shtoi Blinken.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments