5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Zhvendosja e Grubit nga qeveria, ikje nga vendi ku zgjidhen...

Izet Mexhiti: Zhvendosja e Grubit nga qeveria, ikje nga vendi ku zgjidhen problemet

Artan Grubi nuk mund ta arsyetoj mos zgjidhjen e problemeve të qytetarëve me zhvendosjen e ministrisë së tij tek një ndërtesë luksoze të ndërtuar nga Nikolla Gruevski. Kështu tha për Alsat kryetari i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti, i cili ende është në pritje të përgjigjeve nga Grubi lidhur me pyetjet të tij në seancën parlamentare. Mexhiti thotë se ministrat e BDI-së duhet ta keni fokusin tek problemet e qytetarëve, e jo tek luksi personal i tyre.

Mexhiti thotë se largimi nga ndërtesa e qeverisë në objekt të ri paraqet ikje nga vendi ku zgjidhen problemet.Reklame

Pra është zhvendosje prej ndërtesës së Qeverisë, është një zhvendosje prej ku zgjidhen problemet dhe ku debatohen problemet. Dhe e dyta nuk mund të lavdërohemi me një ndërtesë e cila është pjesë e “Shkupi 2014”, është projekt i Nikolla Gruevskit. Krejt në rregull që ka kushte të mira, ka kushte luksoze, por nuk është prioritet i BDI-së të krijojë kushte për funksionarët të saj, por zgjidhja e problemit të qytetarëve – deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

Mexhiti shton se nuk ka inate personale me Grubin, por se mes tyre ka dallime esenciale lidhur me realizimin e premtimit të qytetarëve. I pyetur nëse edhe më tej do të kërkoj llogari apo përgjegjësi nga Grubi, Mexhiti nuk e përjashton asnjë mundësi meqë sic thonë në pyetje janë premtimet parazgjedhore të BDI-së.

Do shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat demokratik, në kuadër të ligjit, në kuadër të Kushtetutës, në parlamentin republikan, për ta çuar programin e BDI-së derë në fund -u shpreh Izet Mexhiti, BDI.

Mbrëmë në TV 21, zëvendëskryeministri Grubi nuk iu përgjigj pyetjeve të cilat deputeti Mexhiti, ia parashtroi në seancë parlamentare. Ai foli disa projekte të realizuara, si kanalizime, ujësjellës dhe projektet të tjera, por pa komentuar mos realizimin e projekteve madhore në 100 ditshin e parë të Qeverisë, të cilat edhe janë ngritur nga nënkryetari i BDI-së, Mexhiti. Grubi përsëriti qëndrimin se Mexhitit do ti përgjigjet me shkrim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments