Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ka folur edhe për takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha në Tiranë.
Sipas Mexhitit, ky ka qenë një takim në kuadër të procesit njohës këtu dhe se VLEN si subjekt garanton të drejtat e shqiptarëve dhe i zhvillon dhe avancon ato.
“E informova se qeveria lëviz në frymën e Marrëveshjes së Ohrit që është pjesë e kushtetutës së Maqedonisë. Ligji i gjuhëve fatkeqësisht që nuk është ligji i gjuhës shqipe, nuk është cenuar asnjë milimetër përdorimi zyrtar i saj dhe mundohemi këtë të avancojmë”, ka thënë Mexhiti.Sa i takon përfaqësimit si shtyllë e MO-së, viti 2025 sipas Mexhitit, është viti më i suksesshëm për përfaqësimin, ku mbi 2 mijë shqiptarë janë inkuadruar në administratën shtetërore dhe publike.
“E kemi ngrit nivelin prej një mekanizmi statistikor siç ishte balancuesi për herë të parë pas 20 viteve në Ligj të posaçëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve. E kemi lëviz edhe shtyllën e decentralizimit ku përfituan mjaft komuna shqiptare. Po ndodhë një rilindje dhe revolucion i investimeve kapitale në komunat shqiptare dhe punojmë edhe në shtylla tjera që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare”, ka thënë Mexhiti.
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti duke folur për protestat e studentëve në Shkup lidhur me provimin e jurisprudencës që të jepet në shqip, tha se me të drejtë ata kanë protestuar, edhe pse pjesa dërrmuese e organizatorëve ka qenë e klasës politike opozitare.
“Për hir të së vërtetës, ish partia ime ka pasur 5 ministra shqiptarë të Drejtësisë, nuk e kanë zgjidhur dhe kërkon brenda 1 viti t’i zgjidhim të gjitha edhe pse ministri aktual i Drejtësisë është një maqedonas. Këtë nuk e themi si arsyetim, sepse VLEN edhe me ministër maqedon do ta zgjedh”, tha ai.Presim përgjigje pozitive për rrugën Shkup- Bllacë
Sa i përket Korridorit, Mexhiti tha se është korridor panevropian, i NATO-s që në vetë përmban 1.5 miliardë euro.
“Presim këto ditë përgjigje pozitive nga Banka Evropiane për Zhvillim për rrugën Shkup- Bllacë që lidhë Maqedoninë me Kosovën, pra me dy shtetet amë. Pastaj, pas 30 vitesh qeveria ndan 60 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar ‘Nënë Tereza’ në zemër të Shkupit, poashtu diku 20 milionë euro për fazën e tretë të sheshit Skënderbeu për parkingje nëntokësore etj,”, ka thënë Mexhiti për RTSH.
