13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionIvanov: Partitë lokale si Lëvizja BESA, nuk kanë takat për zgjedhje të...

Ivanov: Partitë lokale si Lëvizja BESA, nuk kanë takat për zgjedhje të parakohshme

Lëvizja BESA dhe partitë e ngjashme më të, me forcë politike lokale (komunale) nuk janë në gjendje që ta diktojnë temën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, thotë në një prononcim për Indeks.mk, analisti politik Zoran Ivanov.

“Kërkesa e Lëvizjes BESA për zgjedhje të parakohshme parlamentare ngjason pak me atë thënien ‘E ngriti këmbën e bretkosa…’. Lëvizja BESA dhe partitë e ngjashme me të, me forcë politike lokale (komunale) nuk janë në gjendje që të diktojnë temën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ajo është çështje e partive më të mëdha, ato vendosin. Pas të gjithave, për shumicë parlamentare për ndryshimet kushtetuese si kusht për fillimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim janë të pamjaftueshëm votat e dy deputetëve të Lëvizjes BESA që të mund kryetari i tyre partiak të kushtëzojë. E gjithë kjo mund të shihet si një reklamë komunale”, deklaroi Ivanov për Indeks.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments