Një mbyllje totale e vendit për shkak të koronavirusit, ka bërë që italianët përmes himnit kombëtar të rrisin moralin në popull.
Qytetarët në Itali tani mund të lëvizin nëpër vend vetëm për punë apo nevoja emergjente. Kështu, shumë prej tyre përmes ballkoneve kanë nisur të këndonin himnin kombëtar për të rritur moralin në luftën ndaj koronavirusit.
Italia është vendi i dytë me më së shumti të prekur nga koronavirusi. Deri tani janë prekur më shumë se 17 mijë njerëz, përderisa kanë vdekur më shumë se 1200.