7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNga sot izolohet Shqipëria-Covid-19/ Policia Kufitare: Pikat e kalimit kufitar me Kosovën...

Nga sot izolohet Shqipëria-Covid-19/ Policia Kufitare: Pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë

Duke nisur nga sot Shqipëria do të izolohet totalisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë i hapur vetëm për transport mallrash.

“Në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, ka shkruar Rama.

Prej dy ditësh, kryeqyteti, por edhe disa qytete ndodhen në shtetrrethim, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Ka shkuar në 38 numri i personave të konfirmuar me koronavirus.

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19.

Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments