4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeIsh ministri bullgar NOEV: Në regjistrimin në Maqedoni të ketë grafë...

Ish ministri bullgar NOEV: Në regjistrimin në Maqedoni të ketë grafë për bullgarët,duam të numrohemi?

Ish ministri bullgar dhe ambasador i Bullgarisë në NATO, Bojko Noev, thotë se Bullgaria duhet të kërkojë nga Maqedonia që në regjistrim të ketë dhe grafë “bullgarë”, nëse ka dhe për të tjerat komunitete, transmeton Zhurnal.

“Jap shembull – pyetja kyçe në kontekst të të drejtave të bullgarëve në Maqedoni: kemi regjistrim. A ka vendosur Bullgaria pyetje lidhur me këtë numërim? Pyetjet sipas ligjit, do të jenë në shtatë gjuhë: maqedonisht, shqip, turqisht, rome, vllehe, sërbe dhe boshnjake. Nuk ka bullgarisht. Çfarë do të thotë kjo? Se gjuha maqedonase faktikisht është bullgare, apo se po diskriminohet një pjesë e madhe e banorëve, nga populli i Republikës së Maqedonisë së Veriut?”, ka pyetur Noev.

Ai më tej shprehet se nuk konsideron që të gjithë maqedonasit janë bullgarë por se identiteti maqedonas ekziston. Por ai është kundër asaj që bullgarët në Maqedoni të mos mund regjistrohen si bullgarë.

Ai potencon se Bullgaria dëshiron që bullgarët në Maqedoni të jenë të barabartë dhe se kjo është normë ndërkombëtare, e cila është shënuar në të gjitha dokumentet e BE-së. Sipas tij, pa këtë nuk ka mënyrë si të vazhdohet.

“Përshkak se për historinë do të nevojitet kohë, duhet të pastrohen librat, kështu që të drejtat e Bullgarëve në Maqedoni të Veriut do të jenë pjeës e procesit negociues”, thotë Noev, duke shtuar se “disa miqë evropian nuk duan që kjo të ndodhë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments