7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeALTERNATIVA: GJYKIME ETNOCENTRIKE TË GJYKATAVE TË POLITIZUARA

ALTERNATIVA: GJYKIME ETNOCENTRIKE TË GJYKATAVE TË POLITIZUARA

DËNIMI ME BURG I PRINDIT TË ALMIR ALIUT-VRASJE E SHUMËFISHTË PËR KËTË FAMILJE


Gjykata Themelore e Kumanovës i ka dënuar me burg 9, respektivisht 6-mujor për shkaktim të dhunës, babanë dhe vëllain e Almir Aliut, të mbytur me makinë më 1 qershor 2016 në Kumanovë.

Alternativa përmes një komunikate reagon se Boban Iliqi – vrasësi i fëmijës Almir Aliu, në vend se për vrasje me paramendim, është gjykuar për vrasje “në aksident trafiku”, ndërsa – për paradoks – prindi dhe xhaxhai i viktimës gjykohen me burg për shkaktim të dhunës.

Alternativa konsideron se këtyre gjykimeve etnocentrike të gjykatave të etnizuara e të politizuara maqedonase nuk u gjendet shpjegim as në përrallën e ujkut me qengjin, ku viktima është fajtor vetëm pse është më i dobët.

“Ndonëse e kemi thënë shumë herë, por në këtë rast duhet ta përsërisim se gjyqësia në vendin tonë duhet të përjetojë ridefinim radikal e rrënjësor, sigurisht me një mbikëqyrje ndërkombëtare e duke i eliminuar të gjitha mundësitë e abuzimit të saj për qëllime politike, etnike a të tjera. Kjo edhe është arsyeja e insistimit tonë për aderim të detyrueshëm në BE, sepse vetëm ashtu e shohim shpresën që ky gjyqësor të mund të shpëtojë nga kapja që ia ka bërë shteti i thellë ndër vite, gjë që ka bërë që vendimet e gjykatës të merren në zyrat e shërbimeve sekrete antishqiptare” –thuhet në reagimin e Alternativës.

Alternativa përmes reagimin thotë se jo më pak fajtorë janë ata shqiptarë që për kaq vite kanë qenë në pushtet dhe në këtë drejtim nuk kanë bërë gati asgjë, pos që i kanë punësuar disa aktivistë partiakë dhe kanë krijuar kuadro që t’i mbrojnë ata nga krimet e abuzimet e bëra, siç është edhe punësimi i vëllait të vrasësit Boban Iliq, po ashtu pjesëmarrës në vrasjen e Almirit.

Nisur nga kjo, AlternAtivA kërkon që vëllezërit Aliu të shpallen të pafajshëm dhe familjes së tyre t’u paguhet dëmshpërblim për krejt vuajtjet e shkaktuara në këto 5 vitet e fundit. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments