9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaIsh-kryeministri kroat Ivo Sanader dënohet me 8 vjet burg për korrupsion

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader dënohet me 8 vjet burg për korrupsion

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader u dënua me tetë vite burg mbi akuzat për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Pasi Gjykata e Lartë anuloi një aktvendim fillestar të vitit 2013, vendimi përfundimtar u shpall në rastin “Fimi Media”, i cili u rihap në vitin 2016 në atë që është përshkruar si një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e vendit.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), të cilën ish-kryeministri Senader e udhëhoqi gjatë kohës që ishte në detyrë, mori një gjobë prej rreth 2,3 milionë euro nga gjykata.

Zëdhënësi i HDZ-së, Ratko Maçek, u shpall i pafajshëm, raporton ATSh.

Senader, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 2003 dhe 2009, u dënua më parë për ryshfet, abuzim të detyrës, fitim të padrejtë dhe korrupsion në raste të ndryshme.

Në aktvendimin e parë të përmbysur në rast, Senader ishte dënuar me nëntë vjet burg dhe HDZ u gjobit me mbi 3 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments