8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaOpinionIrma Yzeiri: Çamëria fal por nuk harron

Irma Yzeiri: Çamëria fal por nuk harron

Çamëria nuk harron …

Nën një flamur e pohoj me krenari që jam bijë nga Çamëria,Nën një flamur unë jam PDIU

Nën një flamur unë nuk do të harroj kurrë amanetin e të parëve tanë,

Nën një flamur unë njoh PDIU si të vetmen forcë politike që më zgjon ndjenjën e pastër të patriotizmit,

Nën një flamur të gjithë duhet të jemi një mëndje pasi sigla e kësaj partie thërret për Drejtësi Integrim Unitet dhe parimisht trajton kauzën dhe cështjen çame.

11 vjet më parë iu bashkova forcës që më bënte të ndihesha e përfaqësuar sot më shumë se kurrë jam e bindur dhe e vendosur se PDIU është shtëpia ime e madhe dhe e cdo shqiptari që dëshiron të bëj pjesë.Sfidat kanë qënë të vështira për të arritur fitore e suksese por ne ia kemi dalë mbanë falë zërit të Çamërisë në parlament falë Kryetarit të PDIU z Shpëtim Idrizi.PDIU përfaqësohet nga njëriu lideri më i denjë,më me vlera qe ka bërë histori duke e ngritur lart dhe duke e mbajtur gjallë cështjen came por për fat të keq ky zë mungoi 4 vjet për të mbrojtur shtëpinë tonë .Ditë më parë kjo shtëpi u lëkund por themelet e saj të fortë e bëjnë të qëndroj fort mes të fortëve.Ne nuk na trembin stuhitë sepse dielli nuk ngurron të dalë për ne.Stuhia mori të lëkundurit që e shikonin shtëpinë për interes,Camëria as nuk shet as nuk blen por hap dyert për bijtë e saj.Çamëria si njeh tradhëtarët por njeh vlerat Çamëria fal por nuk harron ,Çamëria jeton..dhe do të jetoj në zemrën e cdo shqiptari të Çamërisë.

Miqtë e mi ne meritojmë të jemi të përfaqësuar denjësisht, të tregojmë vlerat që mbart secili prej nesh duke luftuar ti japim frymë çështjes dhe kauzës çame duke u ringritur, duke mbështetur forcën tonë,shtëpinë tonë të ardhmen tonë.Besoni dhe votoni PDIU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments