2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeInteresim i madh i tetovarëve për vaksinim, shtyerje dhe tollovi duke pritur

Interesim i madh i tetovarëve për vaksinim, shtyerje dhe tollovi duke pritur

Interesim të madh ka në Tetovë për marrjen e vaksinës kundër Kovid-19, por kjo nga ana tjetër rezulton me tollovi të madhe nga njerëzit për hyrje në sallën sportive ku po bëhet imunizimi masiv.

Njerëzit po debatojnë midis tyre për pritjen në radhë, por nga ana tjetër mjekët e Shtëpisë së Shëndetit thonë se qytetarët nuk i respektojnë udhëzimet e dhëna nga ushtarët dhe policët dhe prandaj krijohen probleme dhe radhë. Ata të cilët kanë termin për dozën e dytë nuk mund të vijnë në derën hyrëse prej atyre që kanë ardhur për herë të parë ta marrin vaksinën. Rregullisht ndodhë dikush të alivanoset duke pritur.

“Njerëzit që po vijnë për dozën e parë nuk i lejojnë të hynë në derë, personat e tjerë të cilët kanë termin për dozën e dytë. Tollovia është duke ndodhur pasi vetë njerëzit nuk i respektojnë ato që shërbimet kompetente ua thonë. Dihet se si duhet për ata me dozën e parë dhe për ata me dozën e dytë, siç u është thënë policisë dhe ushtrisë. Më mirë funksiononte me “Terminin tim” nuk krijoheshin tollovi dhe nuk pati debate midis njerëzve dhe dihej termini është ai dhe kështu veprohej gjatë gjithë kohës. Në fund numri i të vaksinuarve është afërsisht njëjtë sikurse tani. Siç e kam kuptuar nga policia njerëzit vijnë nga ora pesë e mëngjesit dhe presin dhe kështu krijohet tollovia. Të mendohet të kthehet me caktim përmes vakcinacija.mk dhe të caktohet termin, ka autoritete kompetente të cilat do të vendosin për këtë”, tha dr. Aleksandar Kostevski nga Shtëpia e Shëndetit.

Sipas numrave të Shtëpisë së Shëndetit në sallën sportive të shkollës mjekësore çdo ditë vaksinohen rreth 2.000 persona.

“Interesimi është shumë i madh ditëve të fundit, në dit me dozën e parë të vaksinës janë rreth 1100 deri 1300 qytetarë dhe 600 deri 1000 për rivaksinim. Rivaksinimi terrenor po shkon pa problem, tani ka rivaksinim. Që të zvogëlohet tollovia jemi duke e përgatitur edhe një pikë vaksinimi dhe jemi duke bërë angazhime që të lirohet kjo pikë rajonale në sallën sportive. Në Shtëpinë e Shëndetit do të vihet pika në funksion, duhet vendim së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë”, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Borisllav Jorgaqieski.

Për dozën e parë dhe të dytë ka vaksina të “Fajzerit” dhe “Astra Zenekas”, ndërsa “Sinovak” ka vetëm për dozën e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments