19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeIntegrimi, Rama i kërkon ndihmë Italisë: Situata është komplikuar për shkak të...

Integrimi, Rama i kërkon ndihmë Italisë: Situata është komplikuar për shkak të ngërçit me Maqedoninë e Veriut

Vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për të mos i dhënë një datë Shqipërisë për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare, Kryeministri e lexon si një pasojë e ardhur për shkak të ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

 Në deklaratën për median me ministrin e Jashtëm italian, Kryeministri shqiptar, edhe njëherë tjetër kërkon të gjejë fajtorë të tjerë pasarësisht se Brukseli i kërkoi vendit tonë të bëjë funkionale Kushtetuesen, të rregullojë ligjin për Mediat dhe të presë zbatimin e Kodit Zgjedhor para tryezës ndërqeveritare.

“Siç e kam thënë edhe më parë, Italia falë lidhjes që ka me Shqipërinë është pranë nesh, siç është dhe BE pranë Ballkanit Perëndimor. Sot kemi folur me ministrin për temën e bashkëpunimit. 10 vjet si sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Itali. Ne duam të nxisim dialogun në fokusin e temave të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi planin e investimeve për Ballkanin, transport dhe infrastrukturë dhe energji e digjitalizim. Italia ka vullnetin për të qenë pranë nesh. Herët ose vonë ne do të përcaktojmë partnerët strategjik në këtë rrugë. E fundit, por jo nga rëndësia, dua ta falenderoj ministrin personalisht, është i angazhuar jo thjesht politikisht por edhe personalisht për të qenë avokat i shkëlqyer i integrimit në BE të Shqipërisë”

Ndërkohë Ministri i jashtëm italian Luigi di Maio i premton shqiptarëve se do të bëjë gjithçka për të bindur vendet skeptike.

“Italia gjithmonë ka qenë pranë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe mbështet me bindje rrugëtimin e reformave kurajoze të brendshme të ndërmarra nga Tirana në këtë drejtim. Duhet të punojmë që të thirret konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht ndalesës këtë javë mbetemi të vendosur për të arritur objektivat tona brenda BE që të fillojmë konferencën”.

Shqipëria dhe Italia kanë rënë dakord për ngritjen e një komisioni ekonomik të përbashkët për investimet mes dy vendeve.

Më herët në një tryezë për antikorrupsionin me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryediplomati italin bëri thirrje që të luftohet korrupsioni, pasi sipas tij ky fenomen mban larg investimet e huaja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments