13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeInspektorati i Tetovës ka një paralajmërim për transportuesit jolegal ?

Inspektorati i Tetovës ka një paralajmërim për transportuesit jolegal ?

Mos pajisja e transportuesve publik të Tetovë me licenca përkatëse, ka detyruar inspektoratin komunal që të ndërroj rregulloren, shkruan Alsat.

Nga inspektorati thonë se tash e tutje, nuk do të shkohet me dënime për transportuesit të cilët nuk pajisen me licenca, por do t`iu konfiskohen makinat me të cilat transportojnë nga 6 deri në 12 muaj.

“Nëse haset pa licence, dënimi fillon nga 500 euro dhe mënjanimi nga komunikacioni për një muaj, masa më e lehtë. Mirëpo tani në bashkëpunim edhe me Agjencinë për konfiskim të mallrave, do fillojmë edhe me marrjen e automjeteve, që të vihet rend. Kjo do jetë në bazë të nenit 99 A, pra nga gjashtë muaj deri në një vit, dhe gjithë përgjegjësinë e mbanë vozitësi apo pronari i mjetit. Sepse më shumë probleme kemi me taksitë ilegal. Ata refuzojnë dhe ankohen se përse bëjmë kontrolle neve, por qëllimi i fundit është të vihet një rend dhe të rritet standardi për udhëtarët. Sepse hasin në makina që janë të vitit 1994, që për rrethanat tona është absurde”, tha Kasim Dehari, Inspektor komunal.

Kryeshefi i inspektoratit thotë se kontrollet do jenë të përditshme.

“Por përse ndodh që vozitësit e furgonave apo taksi veturave të mos pajisen me licenca? Ata refuzojnë të dalin para kamerës por nga biseda që zhvilluam me ta thonë se, kërkesat apo kushtet janë tejet të vështira, sidomos kur është fjala për pasje të makinës së viteve të fundit, e jo makinë  më të vjetër, siç janë mbi 90 për qind të atilla këtu në Tetovë”, raporton Alsat,

“Është e rëndë, sepse pikë së pari kërkojnë të kemi vetura të reja nga 2010 dhe secili s`mund ta blej atë veturë të re dhe të del taksi. Secili mundohet për një kafshatë goje të mbijetojë me atë që e ka. Shteti duhet ti ul këto norma sepse njerëzit janë të varfër dhe gjendja është tejet e rëndë, dikush varet vetëm nga taksi dhe është tejet e rëndë”, tha një taksist.

Në Tetovë, sipas statistikave të fundit të Inspektoratit Komunal të Trafikut, mbi 80 për qind e transportuesve me furgonë, taksi dhe autobusë funksionojnë në mënyrë jolegale, pa licenca, ndërsa mbi 75 për qind nga makinat janë më të vjetra se 15 vjet./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments