3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeInfoshqip: Sela dhe Taravari të pa qëndrueshëm në qëllimet e tyre politike,...

Infoshqip: Sela dhe Taravari të pa qëndrueshëm në qëllimet e tyre politike, tradhëtuan disa herë votuesit

Dy figurat më kryesore në Aleancën për Shqiptarët, kreu i saj Ziadin Sela dhe Arben Taravari kryetari aktual i Komunës së Gostivarit në vijimësinë politike të tyre karakterizohen për jo-qëndrueshmëri dhe luhatje të shumta në synimet dhe qëllimet e tyre politike, shkruan InfoShqip.

Duke shikuar në të kaluarën hasim në disa veprime që Sela dhe Taravari i kanë bërë në një periudhë të shkurtër. Sela fillimisht mori besimin e qytetarëve të Strugës për të udhëhequr me pushtetin lokal, ku si kryetar komune pas shumë premtimesh ndaj struganëve, braktisi postin e kryetarit të komunës për të kandiduar për deputet në parlamentin e Maqedonisë në njësinë e 6 zgjedhore, pasi u zgjodh deputet, Sela përëri shkoi të kandidojë për kryetar komune në Strugë, ku kësaj radhe ai u mund nga Ramiz Merko në zgjedhjet e mbajtura në Tetor të vitit 2017.

Të njëjtin jo-qëndrueshmëri ndaj votuesve të vet e ka treguar edhe numri dy i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, edhe pse i shumë propaganduar kur u bë ministër i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, me premtime se do e reformojë sistemin shëndetësor në vend sidomos me investime në zonat e banuara me shqiptarë, e braktisi postin ministror për një kohë shumë të shkurtër sapo u afruan zgjedhjet lokale ku garoi për kreun e komunës së Gostivarit, ku pastaj e humbën edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Veprime të tilla të pa qëndrueshme të dy figurave kryesore të Aleancës për Shqiptarët janë tregues i fuqishëm se udhëheqësit e saj në veçanti dhe subjekti i tyre në përgjithësi kalkulimet dhe logjikën e tyre të veprimit e kanë pasur shumë afatshkurtër me theksin që ka variuar shpesh herë nga pushteti qendror tek ai lokal e anasjelltas në një rreth shumë të ngushtë funksionarësh dhe nuk i kanë shërbyer votuesit për aty ku janë votuar. E gjithë kjo na shpije në konkluzionin se këta politikanë nuk janë serioz dhe konsistentë në qëndrimet e tyre politike dhe mund të dëmtojnë interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke bërë llogari afatshkurta për poste politike dhe duke anashkaluar interesin e qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments