-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIndeksi i demokracisë sipas “Ekonomist” / Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin...

Indeksi i demokracisë sipas “Ekonomist” / Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 77-të

Demokracia në Maqedoni, sipas Indeksit më të ri të demokracisë për vitin 2019 të javores “Ekonomist” është përmirësuar për një vend dhe tani ndodhet në vendin e 77-të me 5,97 pikë, menjëherë pas Singaporit. Shkalla e vlerësimit është nga zero deri në 10.

Vendi ynë ndodhet në kategorinë e “regjimeve hibride”, që përfshin 22,2 për qind nga numri i  përgjithshëm i të gjithë shteteve, me 16 për qind nga popullata e përgjithshme e të gjithë 167 shteteve të përfshira.

Rejtingu bazohet në kombinimin e vlerësimeve të ekspertëve dhe rezultateve nga sondazhe në këto vende. Merren pesë tregues kyç që tregojnë situatën e demokracisë në seccilin shtet, edhe atë procesi zgjedhor, transparenca e pushtetit, pjesëmarrja në jetën politike, kultura politike dhe niveli i lirive qytetare.

Raporti i “Ekonomist”-it i titulluar “Viti i regresioneve demokratike dhe protestave popullore”, i kategorizon vendet në katër kategori sipas llojit të regjimeve – “demokraci të plota”, “demokraci jo të plota”, “regjime hibride” dhe “regjime autoritare”.

Përveç Maqedonisë së Veriut, në kategorinë “regjime hibride” nga rajoni ndodhen edhe Shqipëria, e cila gjendet dy pozita më poshtë se vendi ynë (në vendin e 79-të), Mali i Zi (84-të) dhe Bosnjë e Hercegovina (në vendin e 102-të).

Në kategorinë “demokraci jo të plota” gjenden Kroacia me 6.57 pikë dhe pozicionohet në vendin e 59-të (përmirësim për një vend), ndërsa Serbia me 6.41 në vendin e 66-të, Sllovenia mbetet në pozitën e 36-të me 7.5 pikë.

Gjithashtu, edhe Greqia është në kategorinë e “demokracive jo të plota” dhe gjendet në vendin e 39-të pa ndryshime.

Në kreun e listës së Indeksit të demokracisë të “Ekonomist”-it, si edhe deri më tani pozicionohen vendet nordike. E para në listë radhitet Norvegjia me 9.87 pikë, më pas ndiqet nga Islanda (9.58), e treat Suedia (9.39), e katërta është Zelanda e Re (9.26). Finlanda, sivjet ndodhet në vendin e pestë me 9.25 pikë, që ka përmirësim për tre pozita.

Në Indeksin për demokraci, i cili zbatohet nga viti 2006, si edhe çdoherë në vendin e fundit pozicionet Koreja e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments