7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeIndeksi Global i Krimit: Bandat maqedonase kontrollojnë tregun e heroinës, bandat shqiptare...

Indeksi Global i Krimit: Bandat maqedonase kontrollojnë tregun e heroinës, bandat shqiptare tregun e kanabisit dhe kokainës (Dokument)

 Sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar (GI-TOC) të publikuar për vitin 2020 Maqedonia gjendet në vendin e 74-të në botë, por e 11-ta në Evropë dhe e 8-ta në Evropën Qendrore dhe Lindore, por në pozitë më të mirë se Serbia. Sipas këtij Indeksi, tregu I drogës në Maqedoinë eVeriut është në rritje dhe I ndarë mes bandave maqedonase dhe shqiptare. Bandat maqedonase me seli në Shtip, Koçan dhe Veles kontrollojnë tregun e heroinës, kurse bandat shqiptare kryesisht atë të kokainës, kanabisit dhe tregtinë e armëve ilegale.

“Maqedonia e Veriut është pikë kye tranziti për heroinën që vjen nga Afganistanid he nga Turqia, që përmes rrugës Ballkanike përfundon në Evopë. Grupe nga Maqedonia e Veriut të bazuara në Veles, Shtip dhe Koçan e kontrollojnë tregun. Konsumimi I heroinës në Maqedoninë e Veriut është në nivel të ulët. Maqedonia poashtu është vend tranzitor dhe në nivel të caltuar edhe vend destinimi për kokainën. Kokaina arrin nga Amerika Latine dhe përmes Rrugës Ballkanike lëviz në drejtim të Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë. Grupet lokale të involvuara në tregun e kokainës bashkëpunojnë me grupet kriminele shqiptare dhe çmimet kanë mbetur stabile gjatë pandemisë, gjë që tregon se pandemia nuk ka goditur shumë këtë tregti”, thuhet në analizë.

Aty theksohet se gjatë pandemisë ëhstë vërejtur rritje e çmimitt ë disa llojeve të drogës.

“Maqedonia e Veriut është vend tranzitor për canabisin që lëviz nga Shqipëria sdrejt Turqisë, ku kërkesa për këtë drogë është mjaft e madhe. Në Maqedoninë e Veriut poashtu ekziston treg I madh vendor. Pashtu ekziston edhe dhunë për kontroll mbi tregtinë e drogës. Ka pasur tentime nga grupe kriminele nga Shqipëria për tu future në tregun e canabisit në Maqedoninë e Veriut, por janë penguar nga policia.

Furnizimi nuk është ndikuar nga pandemia, por çmimet janë rritur për shkak të rritjes së shtuar të kërkesës dhe mungesës së fuqisë punëtore për vjeljen e kanabisit. Edhe pse pjesa më e madhe e drogave sintetike prodhohen në Serbi, janë shtuar rastet e zbulimit të laboratoreve në Maqedonië e Veriut. Duket që ekziston bashkëpunim mes grupeve kriminele nga Maqedonia e Veriut me ato në Serbi dhe në Shqipëri”, theksohet në raport..

Sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar të publikuar për vitin 2020, Serbia mbante vendin e 33-të me 6.21 pikë indeksi, pak më poshtë Rusisë, nga 193 shtete anëtare të OKB-së, dhe mbi të gjitha vendet e tjera evropiane.

“Raporti i Iniciativës Globale kundër krimit të organizuar transnacional (GI-TOC) është rezultat i një përpjekjeje dyvjeçare për të vlerësuar nivelet e krimit dhe qëndrueshmërisë në të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së”, thuhej në faqen e internetit, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Kongo, me 7.75 dhe Kolumbia me 7.66 pikë indeksi, zunë dy vendet e para.

Mali i Zi zuri pozicionin e 45 -të me gjashtë pikë indeksi, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ishte e 49-ta me 5.89 pikë indeksi.

GI-TOC tha se shpresonte të ndihmonte në informimin e një përgjigje të vërtetë globale ndaj kërcënimit të përhapur të krimit të organizuar transnacional përmes të dhënave të tij.

“Krimi i organizuar është një plagë që prek vendet në çdo cep të globit, nga shtetet e vogla ishullore deri te superfuqitë e mëdha ekonomike, dhe është një shtytës themelor i shumë sfidave të mëdha gjeopolitike, përfshirë konfliktin, paqëndrueshmërinë politike dhe migrimin e detyruar”.

GI-TOC gjithashtu tha se për shkak të “natyrës së tij klandestine, megjithatë, shpesh pak dihet se si funksionon krimi i organizuar në secilin vend”.

Raportin e detajuar për Maqedoninë e gjeni në këtë LINK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments