11.3 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeInceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg ish deputeti socialist Alqi...

Inceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg ish deputeti socialist Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vjet burg ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, njëherazi edhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, për inceneratorin e Tiranës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ish-ligjvënësit socialist do t’i duhet të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim. Përveç dënimit me burg gjykata dha edhe dënim plotësues, që Alqi Bllako të mos ushtrojë asnjë funksion publik për një periudhë 5 vjeçare.

Ish deputeti u shpall fajtor për korrupsion pasiv në dy raste të lidhura me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Sipas hetimeve të SPAK, bëhej fjalë për një pagesë prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit, me ndikim të Bllakos. Prokuroria e Posaçme, në pretencën e saj kërkoi që Bllako të dënohet me 5 vite heqje lirie.

Ky nuk është dënimi i parë për ish deputetin. Bllako u dënua nga Apeli i Posaçëm me 4 vite burg për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit, dënim që iu ashpërsua, pasi Shkalla e Parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Edhe për çështjen e inceneratorit të Elbasanit dënimi iu konvertua në 2 vite e 8 muaj burgim, ndërsa gjykimi për inceneratorin e Fierit vijon të jetë i hapur në Gjykatën e Posaçme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments