7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeIlmi Selami zv/drejtori i ESHS-së: Nga regjistrimi i deritanishëm i diasporës, më...

Ilmi Selami zv/drejtori i ESHS-së: Nga regjistrimi i deritanishëm i diasporës, më tepër janë shqiptarë ( video)

http://globi.mk/selami-nga-regjistrimi-i-deritanishem-i-diaspores-me-teper-jane-shqiptare/?fbclid=IwAR2xyNAHyVvBPz6QDV4HcHTDFinF9bWTk-SNy4Amh98sFPSJdj-HOEyR8SE

Nisma e VMRO-DPMNE-së për të shfuqizuar Ligjin për regjistrim është hap i gërditshëm. Kështu e cilëson tubimin e nënshkrimeve të partisë së Mickoskit zv/drejtori i ESHS-së, Ilmi Selami. Në emisionin “Politica” në Tv Globi, ai tha se kjo nisëm e partisë maqedonase në opozitë nuk do ta mund dëmtojë regjistrimin.

“Dalin ca politikan të cilët nuk janë të pardëndësishm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, flasim për opozitën më të madhe maqedonase, shohin hapësirë, pyetje që të bëjnë politikë me regjistrimin. Kjo është e habitshme. Është gjë shumë e gabueshme, bëjnë gabim fatal sepse me dështimin e regjistrimit humbim të gjithë, d.m.th. nuk është çështje se nëse dështon regjistrimi ka fituar VMRO-DPMNE ose ka humb LSDM, ose ka fituar BDI e kanë humbur parti të tjera. Humb shteti dhe qytetarët të cilët paguajnë taksa për një proces i cili kushton dhe të shkon huq. I tillë ishte procesi i vitit 2011, dhe tani nëse dështon vetëm për një sedër politike e cila ka për qëllim të thotë se ne dështuam në vitin 2011, por ja edhe ju dështuan në vitin 2021, nuk ja vlenë bara qirasë. A mund ta dëmtojë procesin – nuk ka mundësi të tillë”, tha Ilmi Selami, zv/drejtor i ESHS-së.

Sipas Selamit VMRO-DPMNE në mënyrë të heshtur bën thirrje për bojkot të regjistrimit, por sipas tij procesi ecën mbarë dhe se interesimi ka qenë i madh për regjistrim përmes aplikacionit online, të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Nga mbi 25.000 qytetarë të regjistruar katër ditët e para, Selami tha se shumica më e madhe janë shqiptarë.

“Ditët e para kishte më tepër të interesuar nga Evropa, ndërsa nga dje ka filluar të rritet inetersimi në Amerikë dhe në Kanda, në rritje e sipër është edhe numri nga Australia. Presim brenda tre apo katër ditësh numri të stabilizohet dhe efekti i diasporës, senzibilizimi të jetë i njejtë. Natyrisht më tepër regjistrohen në Evropë dhe Amerikë sepse njerëz kemi më tepër në këto dy kontinente numerikisht, por në përqindje jemi aty – aty. A ka të dhëna se kush ka interesim më të madh për tu regjistruar? Ka të dhëna dhe më tepër janë shqiptarë, por skatë nuk e kemi bërë analizën e duhur, por mund të them se më tepër janë shqiptarë”, deklaroi Ilmi Selami, zv/drejtor i ESHS-së.

Paralelisht me regjistrimin online të diasporës, por zhvillohet edhe regjistrimi i personave të pastrehë në vend, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik. Për regjistrimin në vend i cili do të zgjasë nga 1 deri me 21 prill, do të angazhohen 6.000 regjistrues, prej tyre aktiv në terren do të jenë 5.050, ndërsa 1.200 janë shqiptarë. 950 regjistrues do të mbahen rezervë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments