7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeIdrizi në Varrezat e Kllogjerit: Çamëria plotëson hartën e kombit shqiptar (film)

Idrizi në Varrezat e Kllogjerit: Çamëria plotëson hartën e kombit shqiptar (film)

Çamëria është krenaria jonë dhe plotëson hartën e kombit shqiptar, plotëson identitetin tonë”Kështu është shprehur kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi teksa ka vendosur një tufë me lule tek Varrezat Monumentale të Kllogjerit.

Përmes një spoti të publikuar në rrjetet sociale, Idrizi sjell arritjen dhe mundimin për ta sjell historinë e Çamërisë dhe drejtësinë për Çështjen Çame, por mbi të gjitha  siç ai shprehet të kishin mundësinë të kishin një varrezë dinjitoze njerëzore për të gjithë shqiptarët e Çamërisë.

Fjala e plotë

Padyshim që çdokujt përmasat e asaj që ka ndodhur me shqiptarët e Çamërisë. Asaj tragjedie të madhe kombëtare që ka shënjuar jetët e gjithsecilit prej nesh. Ne bëmë shumë, u munduam shumë, jo vetëm që ta sjellim historinë e Çamërisë dhe drejtësinë për Çështjen Çame, por mbi të gjitha që ne të kishim mundësi të kishim një varrezë dinjitoze njerëzore për të gjithë shqiptarët e Çamërisë. Nuk vdiqën në luftë por nga uria, për një gotë ujë, nga sëmundjet, pikërisht në këtë kalvar biblik që erdhën deri këtu në trojet shqiptare. Është kjo pikërishtë ajo që ka shënjuar jetët tona. Kushdo ta kuptojë peshën e Çamërisë, kushdo që ta kuptojë peshën e amanetit, padyshim që duhet të vij këtu në varrezat e Kllogjerit, sepse ka shenjuar jetë jo vetëm të shqipatrëve të Çamërisë, por edhe të të gjithë shqiptarëve sepse Çamëria është krenaria jonë dhe plotëson hartën e kombit shqiptar, plotëson identitetin tonë.

https://27.al/idrizi-ne-varrezat-e-kllogjerit-cameria-ploteson-harten-e-kombit-shqiptar-film/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments