8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeElmi Aziri-ASH-AAA: Xhaferi e keqpërdori pozitën, Kuvendin dhe deputetët e infektuar me...

Elmi Aziri-ASH-AAA: Xhaferi e keqpërdori pozitën, Kuvendin dhe deputetët e infektuar me Covid-19

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka dërguar kritika deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi siç tha, pa pasur nevojë insistoi në seancën e 32-të, dhe si pasojë, siç vlerësoi ai, sot keqpërdori pozitën e tij, Kuvendin si institucion dhe deputetët e infektuar me Covid-19.

“Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ishim dëshmitarë të një teatri të paparë të orkestruar nga kryetari i Kuvendit, që në fakt paraqet keqpërdorimin e pozitës së kryetarit të Kuvendit, të Kuvendit si institucion dhe keqpërdorimin fatkeqësisht të personave, kolegëve tanë të infektuar me Covid-19. Të cilët me skafanderë, nga kushtet e izolimit u sollën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pa pasur fare nevojë”, tha Aziri, transmeton TV21.

Kjo sipas Azirit erdhi, pasi Xhaferi nuk përfundoi seancën e 32-të ditën e enjte, edhe pse siç thotë ai, publikisht ka qenë i njoftuar se opozita shqiptare do të marrë pjesë në kuorum.

“Kryetari i Kuvendit, ka qenë edhe publikisht i njoftuar se deputetët e opozitës shqiptare do të marrin pjesë në seancën e 32-të për të siguruar kuorum për të përfunduar seanca, në mënyrë që sa më parë të fillojë seanca e 36-të ku ishin ligjet për pakon ekonomike”, deklaroi Aziri./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments