12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeI.SH.A / Mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Universitetin e Tetovës,janë marrë shumë...

I.SH.A / Mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Universitetin e Tetovës,janë marrë shumë dokumente nga mbikëqyrja

 linqe

thttps://www.24.mk/details/drzhavniot-prosveten-inspektorat-vleze-vo-univerzitetot-tetovo-odzemena-e-mnogubrojna-dokumentacija

https://vesnik.com/node/26765

https://www.libertas.mk/dpi-sprovede-vonreden-inspekcziski-nadzor-na-univerzitetot-vo-tetovo/

https://1tv.mk/makedonija/%D0%BF%D1%80%D0%BE%D1%81%D0%B2%D0%B5%D1%82%D0%BD%D0%B8%D0%BE%D1%82-%D0%B8%D0%BD%D1%81%D0%BF%D0%B5%D0%BA%D1%82%D0%BE%D1%80%D0%B0%D1%82-%D0%B8%D0%B7%D0%B2%D1%80%D1%88%D0%B8-%D0%B2%D0%BE%D0%BD%D1%80/

Inspektorati Shtetëror i Arsimit bëri të ditur se sot është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Universitetin e Tetovës, në lidhje me procedurat e zbatuara për zgjedhje për titujt arsimor-shkencor të funksionarëve aktual, anëtarë të kabinetit qeveritarë.

“Janë marrë shumë dokumente nga mbikëqyrja dhe ato janë lëndë e konfirmimit të gjendjes faktike. Pas rezultateve të marra nga mbikëqyrja dhe konfirmimi i situatës faktike, gjegjësisht me situatën faktike  përfundim të procedurës në mënyrë shtesë opinioni do të informohet”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Prej atje informojnë se akuzat për parregullsitë të publikuara nga ana e inspektorit shtetëror të arsimit Gjorgji Ilievski nuk paraqesin qëndrim zyrtar të institucionit, ku punon ai. Akuzat për parregullsitë, siç bën të ditur, janë paraqitur si qëndrim i tij personal dhe vetiniciativë e tij me gjendje faktike të pakonfirmuar plotësisht për lëndët e theksuara në institucionin e arsimit të lartë, si dhe në kohën kur është në pushim vjetor, që paraqet shkeljen e rregullativës ligjore e cila e rregullon këtë materie.

“Inspektorati Shtetëror i Arsimit distancohet nga qëndrimet e tij personale për çka është ngritur procedurë për konfirmimin e plotë të gjendjes faktike të institucionit të arsimit të lartë për dhe rreth procedurave të zbatuara për zgjedhjen e personave në titujt arsimor-shkencor, për çka është dhënë urdhër (më 5 qershor të vitit 2019) deri te Udhëheqësi i sektorit për mbikëqyrje inspektuese që të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Universitetin e Tetovës”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments