2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ALEANCA PËR SHQIPTARËT / ARBER ADEMI TENTON TË SHPËTOJË NGA SKANDALET

(VIDEO) ALEANCA PËR SHQIPTARËT / ARBER ADEMI TENTON TË SHPËTOJË NGA SKANDALET

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj propozim ligjit të ri për arsim fillor, që u shpalos një ditë më parë nga ministri Arbër Ademi. Nga departamenti i arsimit i “Aleancës për Shqiptarët” thonë se rikthimi i ligjit në agjendë, është mjet për defokusimin e opinionit publik nga skandalet e ministrit të arsimit dhe se këto reforma janë vetëm një pikë uji në oqeanin e pafund si dhe nuk ndikojnë në përmirësimin e procesit edukativo arsimor dhe kushtet nëpër shkolla. Rizvan Bela nga Departamenti i Arsimit deklaron se këto paralajmërime kryhen për t’i fshehur gjurmët nga skandalet e shumta që e kanë karakterizuar këtë ministër dhe këtë ministri, duke filluar me kontratat milionëshe në katër sy për botimin e librave, duke zëvendësuar vetëm numrin e faqeve dhe kopertinën.

Rizvan Bela, Departament i Arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët“Vitin e kaluar ministri u lavdërua se mbi 20 libra shkollor u përmirësuan dhe që në fakt ishin vetëm ndryshim i vendeve të faqeve. Pyesim për vitin e ardhshëm vallë e ka ndërmend ta bëje të njejtën apo e kuptuar se është i hetuar. Deri kur nxënësit shqiptarë do të mësojnë me libra shkollor të përkthyer nga maqedonishtja në gjuhën shqipe? -Vallë a do të botohet ndonjë tekst shkollor nga autorë shqiptar dhe në gjuhën shqipe e pastaj ky tekst të përkthehet në gjuhën maqedonase dhe të vlejë edhe për nxënësit maqedonas”.

Nga Aleanca për Shqiptarët i drejtohen kryeministrit Zoran Zaev duke e pyetur se kur në krye të kësaj ministrie do të qëndrojë person kompetent i këtij drejtimi.

Rizvan Bela, Departament i Arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët“E përkujtojmë opinionin dhe kryeministrin Zaev me fshesën e tij, se vallë është koha e fundit që MASH-in ta udhëheq nje person që e njeh arsimin dhe politikat arsimore. Mjaft më me teknolog, mjek dhe juristë në këtë ministri”.

Ndryshe, një ditë më parë u publikua draft ligji për arsim fillor, ku mes tjerash do të përfshijë atë që orët mësimore të mos reduktohen, mësimi për orët e humbura të mos zëvendësohet  ditëve të shtuna dhe nëpër klasa pragu minimal nga 24 do të jetë në 20 nxënës, kurse pragu maksimal nga 34 do të ulet në 30 nxënës. Ky draft ligj do të jetë në debat publik për një periudhë 20 ditore.

Emine Ismaili /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments