10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeI ngulët thikën në gjoks Thaçit”, Edi Rama përplaset me opozitën: Sa...

I ngulët thikën në gjoks Thaçit”, Edi Rama përplaset me opozitën: Sa herë keni krizë, fusni në mes viktimat e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka folur ashpër ndaj opozitës sot në Kuvend, në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës dhe atë të Kosovës. Rama u shpreh se sa herë PD është në krizë, përdor viktimat e Kosovës dhe se janë gati të zhvarrosin viktimat e Srebrenicës vetëm për të thënë se socialistët nuk duan miratimin e rezolutës.Është sa e thjeshtë aq edhe e neveritshme që për një arsye që u kujtuar për gjenocidin në Srebrenicë, kujtoheni për gjenocidin në Kosovë. Po të shikosh historinë e deklaratave dhe rezolutave, shikon dhe ndryshimin si nata dhe ditës mes asaj që quhej PD dhe tani se di si quhet dhe mes nesh. Sa herë ju është dashur të kapërceni një krizë, keni përdorur viktimat e Kosovës. Zgjoheni u në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Skeni lidhje me ta. Jeni gati t’i rizhvarrosni dhe t ‘I rifusni në varrin masiv dhe për t’ju thënë se socialistët nuk duan. Cilin gjenocid doni të aprovojë Kuvendi i Shqipërisë. Keni harruar që Kosova është krijuar nga ata pa të cilët as ju, as ata në Prishtinë, nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Për sa kohë do të qeverisim ne, ne nuk i bëjmë. Përpara se të kuturisim ne për të zgjidh problemet mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e aleatëve tanë. Këta jeni ju. U miratua rezoluta për Srebrenicën. U miratua atëherë kur ishte planifikuar, në ditën e Srebrenicës. S’keni c’i bëni gomarit dhe i bini gomarit, i bini Kosovës.Dick Marty ia keni hapur rrugën ju. Çfarë mendoni për Hashim Thaçin, që është mirë  aty në burg?Thika që i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, deri në ditën e fundit, duke e ngritur thikën dhe duke ia ngulur në gjoks presidentit të Kosovës, i përkasin historisë. Historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë. Bishti i shtrembër nuk drejtohet”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments