13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeI jepet medalja “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku

I jepet medalja “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se drejtori Hoxha, familjes së heroit Afrim Bunjaku i ndau medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku.

“Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments