Ministri i Kulturës Hysni Ismaili tha se proceset që i kishte filluar ministri Asaf Ademi ka tentuar që t’i mbyll dhe disa të tjera i kishte filluar vetë ai.
Ai tha se edhe me buxhet të shkurtuar në gjashtë mujorin e dytë për shkak pandemisë dhe fushatës, megjithatë ai tha se shumë procese u vazhduan dhe shumë projekte u realizuan.
“Tërë kohën asnjë artistë ose punëtorë të kulturës që na është drejtuar nuk ka mbetur pa përgjigje dhe jemi munduar maksimalisht. U bë rebalanci i buxhetit po këto kërkesa nuk ishin paraparë, kështu që ato u realizuan me vështirësi, por prapë me sukses arritëm që t’i përpilojmë”, tha ministri Hysni Ismaili në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.