15.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaSportHumbi Champions League por Dortmund do të marrë 25 milionë euro nga...

Humbi Champions League por Dortmund do të marrë 25 milionë euro nga Reali. Ja pse?

Humbi Champions League por Dortmund do të marrë 25 milionë euro nga Reali.

Një vit më parë, Real Madrid bleu Jude Bellingham nga Borussia Dortmund për 103 milionë euro (pa bonuset).

Mbrëmjen e të shtunës, kurorëzimi i klubit spanjol kundër homologut gjerman në Champions League (2-0) shkaktoi detyrimin për pagesën e një bonusi lehtësisht të arritshëm, si pjesë e transferimit të mesfushorit sulmues anglez: një bonus prej 25 milionë euro.

E mjaftueshme për ta bërë humbjen më pak të hidhur për BVB-në, e cila për këtë arsye mori 128 milionë euro, duke shitur lojtarin e stërvitur në Birmingham (20 vjeç). Bonuset e tjera deri në 6 milionë euro janë ende për t’u zhbllokuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments