6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme“Veritas” me akuza të reja për punën në Universitetin e Tetovës

“Veritas” me akuza të reja për punën në Universitetin e Tetovës

Revista “Veritas” me akuza të reja për parregullsi në Universitetin e Tetovës. Përmes një publikimi të ri, “Veritas” pretendon se nga 14 disertacionet e verifikuara të doktorantëve, 12 kanë rezultuar plagjiaturë. Sipas “Veritas”, Rita Halili Idrizi, Selim Qerkezi, Zamira Begjeti, Nagib Rufati, Ekrem Hismani, Emira Bexheti Hamzai, Avdil Nazifi, Destan Halidi, Albulena Beadini, Nadir Ajruli, Nexhmedin Abazi dhe Mirlind Bexheti kanë bërë punime plagjiaturë, respektivisht pa vlerë shkencore. Gjithmonë sipas kësaj “Reviste”, shumica janë publikuar në Revistën “Universi”, në bordin editorial të së cilës janë Nexhbedin Beadini dhe Sheqibe Beadini.

Ëndrra syçelë e Nexhbedin hajdutit në ’’Emisionin 200’’ të Alsat M ku deklaroi se vetëm autorët e hulumtimeve origjinale kanë të drejtë që të ankohen për vjedhjet flagrante të tij, po realizohet edhe ajo procedurë me ndihmën e NIRCAU!”, thonë nga “Veritas”.

“Veritas” shkruan se profesorët, Nexhbedin Beadini dhe Sheqibe Beadini pa procedurë konkurrimi janë transferuar nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore në Fakultetin e Mjekësisë, ku ligjërojnë 60 lëndë, ndërsa ligji iu lejon vetëm 4. Akuzon se ish rektori, Beadini, për disa muaj nga docent u bë profesor inordinar e më pas edhe profesor ordinar dhe e ndihmoi edhe rektorin aktual, Vullnet Ameti të avancohet në të njëjtën mënyrë.

Në CV e rektorit aktual shihet se ai ka doktoruar në vitin 2008. Sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut, kalimi në nivel akademik bëhet çdo 5 vjet, që do të thotë se ai ligjërisht në pozitën e rektorit ka mundur të ulet në vitin 2018. Si e arriti këtë pozitë në vitin 2012?! Çelësi është miku i Nexhbedin plagjiatorit, Prof. Shezai Rrokaj dhe vendimi i lëshuar në Tiranë për titullin profesor për Vullnet Ametin!”, theksojnë nga “Veritas”.

“Veritas” akuzoi dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Nevzat Elezi se po e mbron skandalin. Madje sipas “Veritas”, Elezi i cili njëkohësisht është kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni dhe redaktor i Revistës “Medicus” së shpejti do të avancohet jashtëligjshëm.

“Veritas” e akuzoi edhe shefin e Inspektoratit të Arsimit, Afrim Saliu se mbron krimin akademik. Saliu përgënjeshtroi akuzat duke thënë se ndaj UT-së janë shqiptuar rreth 40 vendime e madje edhe procese gjyqësore.

Sa i përket pjesës së parë, që kinse unë qenkam një kriminel në këtë institucion në të cilin punoj gati 15 vjet, këtë kategorikisht e demantoj, posaçërisht kur ka të bëjë me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ne si institucion dhe unë personalisht si kryeinspektor kemi qenë aktiv për t’i përmirësuar dhe korrigjuar momentet e caktuara që i kemi hasur”, tha Afrim Saliu, Inspektorati për Arsim.

Alsat kontaktoi UT-në për koment ndaj akuzave nga rektori Vullnet Ameti. Nga atje na thanë se sot kanë punë më të rëndësishme dhe se ndoshta do të përgjigjen në një moment tjetër. Kërkuam por nuk morëm qëndrim as nga profesori Nexhbedin Beadini dhe as nga dekani Nevzat Elezi.

Anesa Salihu

https://alsat.mk/veritas-me-akuza-te-reja-per-punen-ne-universitetin-e-tetoves/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments