7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeHoxha M. Abazi: Kam kërkuar nga personat që kanë pasur rast vdekje...A....

Hoxha M. Abazi: Kam kërkuar nga personat që kanë pasur rast vdekje…A. Marku: Politika me narrative diametralisht …S. Grazhdani: Nuk mund të përshkruhet me fjalë momenti kur u hoq një zemër …( video)

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/254782232294932/

Hoxha Maksut Abazi: Kam kërkuar nga personat që kanë pasur rast vdekje, të mos pranojnë njerëz për ngushëllime

Alsat2020-06-02T22:32:42+02:00

Hoxha i Porojit, Maksut Abazi, i cili njihet për qëndrimin e tij për respektim maksimal të masave, duke mos hapur xhamitë as kur BFI-ja bëri thirrje për diçka të tilla, tha se ka kërkuar nga banorët që të mos hapin dyert për ngushëllime, kur ata kanë pasur raste vdekje. Ai thotë se vet Zoti i ka thënë të dërguarit të tij Muhamedit a.s, që të konsultohet me personat kompetent, në rastet kur është shfaqur ndonjë sëmundje. Imami i Porojit thotë se qytetarët nuk duhet të dyshojnë se virusi nuk ekziston. Ndërsa duke komentuar momentin kur Sulejman Rexhpi pak ditë më parë e shpalli virusin të vdekur, ai thotë se nuk duhen thënë fjalë të pamenduara dhe se diçka të tillë mund ta thonë vetëm ekspertët e shëndetësisë.

Adelina Marku: Politika me narrative diametralisht të ndryshëm ka çorientuar qytetarët

Alsat2020-06-02T22:25:07+02:00

Adelina Marku, thotë se politikanët po e luajnë më së keqi rolin e tyre sa i përket qëndrimit që duhet të kenë rreth virusit dhe përcjelljes së këtij qëndrimi tek qytetarët. Sipas saj, në njërën anë janë politikanë që e trajtojnë COVID-in si pjesë të jetës tonë dhe në anën tjetër ata që e trajtojnë virusin si fatal. Duke pasur politikanë me qëndrime ka të ndryshme nga njëri-tjetri, kjo, sipas Markut, i shtyn qytetarët që të mos besojnë asnjërin prej tyre, por besimin ta mbështesin një një palë të tretë, drejtuesit fetar. Duke pasur rrethana të tilla, shton ajo, dalin drejtues fetar apo besimtarë që thirren në principe hyjnore, siç ishte momenti lajçitës kur Sulejman Rexhepi tha se virusi ka vdekur.

Sonja Grazhdani: Nuk mund të përshkruhet me fjalë momenti kur u hoq një zemër dhe do vendosej tjetra

Alsat2020-06-02T22:21:05+02:00

Mjekja kardiologe, Sonja Grazhdani, e cila ishte pjesë e ekipit që realizoi transplantimin e zemrës pak javë më parë, për herë të parë në vendin tonë, e përshkroi këtë eksperiencë si të pabesueshme. Sipas saj momenti më i jashtëzakonshëm ishte kur zemra hiqej nga trupi i njeriut dhe vendi në kraharor mbetej bosh, në pritje të vendosjes së zemrës tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments