12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeHaxhiu: Bandat nuk do të tolerohen, po identifikojmë kriminelët që t’i sjellim...

Haxhiu: Bandat nuk do të tolerohen, po identifikojmë kriminelët që t’i sjellim para drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova nuk do t’i tolerojë “bandat kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiqi”.

Haxhiu tha se sulmet në veri ndaj gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme teksa shtoi se Kosova nuk do lejojë veprime që cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Republika e Kosovës nuk do të lejojë veprime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin terrirorial dhe as përmbushje të apetiteve të Vuqiqit. Të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë këto akte kriminale. Ata që pamë sot nuk janë qytetarë serb që janë të pakënaqur me kryetarët legjitim por janë kriminelë që udhëhiqen nga Vuqiq me qëllim të destabilizimit”.

Ministrja Haxhiu deklaroi se institucionet e drejtësisë dhe policia po punojnë së bashku për t’i sjellë kryesit e akteve kriminale para drejtësisë. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuqiq nuk do të tolerohen.

Sulmet ndaj policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it, janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Republika e Kosovës nuk do të lejojë veprime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin terrirorial dhe as përmbushje të apetiteve të Vuqiqit.

Të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë këto akte kriminale. Ata që pamë sot nuk janë qytetarë serb që janë të pakënaqur me kryetarët legjitim por janë kriminelë që udhëhiqen nga Vuqiq me qëllim të destabilizimit.

Institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i sjellin para drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments