19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi i shkroi sërish letër Albin Kurtit, pret emrin e kandidatit...

Hashim Thaçi i shkroi sërish letër Albin Kurtit, pret emrin e kandidatit për kryeministër

Presidenti në pritje të përgjigjies Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shkroi shkruar letër Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, të cilit i kërkoi që Lëvizja Vetëvendosje t’i dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër. Thaçi i bëri të ditur Kurtit se ka pasur takime me partitë e përfaqësuara në Kuvend, të cilat, siç shkroi i pari i vendit, janë pajtuar për formimin e Qeverisë së re. Në letrën e Presidentit, e nënshkruar sot, dërguar Kryeministrit në detyrë nuk u shkrua ndonjë afat kohor, deri kur ka kohë VV që t’i dërgojë Presidentit emrin e kandidatit të ri për kryeministër. Kujtojmë që, më 25 mars, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për kanë votuar 82 deputetë, kundër 32 dhe dy ishin abstenime. Mocioni i mosbesimit ishte inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments