8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme“Të hënën, plan hapjeje riatdhesimi për rezidentët në Shqipëri”/ Rama: Karantinim 14...

“Të hënën, plan hapjeje riatdhesimi për rezidentët në Shqipëri”/ Rama: Karantinim 14 ditor, nën rregulla të forta…

“Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie!”- shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

? DUKE JU KËRKUAR 1000 HERË NDJESË TË GJITHË ATYRE QË JANË REZIDENTË NË SHQIPËRI DHE PËR ARSYEN MADHORE TË MBROJTJES SË POPULLIT E TË VENDIT TONË NGA AGRESIONI I ARMIKUT TË PADUKSHËM, KANË MBETUR JASHTË KUFIJVE TË MBYLLUR, SI EDHE DUKE U NISUR NGA MBAJTJA NËN KONTROLL E KURBËS SË INFEKSIONIT DERI TANI, JEMI GATI TË PUBLIKOJMË TË HËNËN PLANIN E NJË HAPJEJE SHUMË GRADUALE TË RRUGËS SË RIATDHESIMIT, ME KUSHTET PËRKATËSE DETYRUESE TË KARANTINIMIT 14 DITOR, NËN RREGULLA TË FORTA SIGURIE!

? DUKE I MIRËKUPTUAR TË GJITHA ANKESAT E MADJE EDHE SHARJET E FYERJET, PËR MBYLLJEN E PLOTË TË KUFIJVE DHE ME BINDJEN SE EDHE ATA, QË NUK PËRMBAHEN FARE NË MALLKIMET QË LËSHOJNË, E KUPTOJNË SE MASA EKSTREME E NDALIMIT PËR T’U KTHYER NË KËTË FAZË, DIKTOHET NGA INTERESI JETIK I MBROJTJES SË SHËNDETIT TË POPULLIT SHQIPTAR, U LUTEM TË GJITHËVE TË BËJNË EDHE PAK DURIM?

? LUFTRAT NUK VIJNË PËR TË SJELLË AS GËZIME, AS QETËSI, AS EKONOMI, PO SJELLIN PLAGË, DHIMBJE, STËRMUNDIM DHE NËSE SOT NUK KEMI QINDRA TË VDEKUR, MIJËRA TË PLAGOSUR NËPËR SPITALE E NJË RE TË ZEZË MBI KOKAT TONA, SI SHUMË VENDE MË TË MËDHA E MË TË ZHVILLUARA SE SHQIPËRIA, KJO NUK KA
ARDHUR NGA QIELLI, PO FALË PIKËRISHT MASAVE TË FORTA QË KEMI MARRË DHE SAKRIFICËS SË PËRDITSHME TË SECILIT PREJ NESH!

Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, e nuk do ta humbim këtë luftë, sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa e kur këndojmë këngë për ta, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, SOT MË SHUMË SE KURRË, si #njëAtdhe ?? #njëFamilje

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments