6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeHaradinaj kujton betejën e Çabratit

Haradinaj kujton betejën e Çabratit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi 21-vjetorin e atë që njihet si Beteja e Çabratit në Gjakovë si dhe masakrën që ndodhi në të njëjtin komunë te vendi i njohur si Ura e Taliqit. Haradinaj shkroi se bijtë e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë. “Mobilizimi i tyre në UÇK, u bë që nga ditët e para të Luftës Çlirimtare. Sot kujtojmë Betejën e Çabratit, heroizmin e Brigadës 137 Gjakova dhe trimat dëshmorë që ranë. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit. Kujtojmë me respekt njëzet e gjashtë jetët e sakrifikuara për liri”, shkroi ai. Po ashtu, kreu i AAK-së kujtoi edhe 13 shqiptarët të cilët u ekzekutuan në Ozdrim të Pejës. “Trembëdhjetë shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri. Heroizmi e sakrifica e popullit tonë kurrë nuk do të harrohen. Lavdi!”, përfundoi Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments