6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVon der Leyen mesazh të qartë: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

Von der Leyen mesazh të qartë: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

Kreu i Delegacionit të bashkimit Europian, Lugi Soreca ka nënvizuar mesazhin që Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dha në mbylljen e Samitit të Zagrebit për Ballkanin Perëndimor.

Soreca e ka cilësuar mesazhin e von der Leyen si të fortë dhe të qartë për Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medieve.

“Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fundin e Samitit të Zagrebit dha një mesazh të fortë dhe të qartë. Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medieve”, është shprehur Soreca duke cituar von der Leyen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments