7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeHalil Snopçe: Arbër Ademi anashkaloi skandalin me librin e Gjeografisë ku fyhen...

Halil Snopçe: Arbër Ademi anashkaloi skandalin me librin e Gjeografisë ku fyhen shqiptarët (VIDEO)

Deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe, akuzoi ish ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe kryeministrin Zoran Zaev, se kanë anashkaluar skandalin me librin skandaloz të Gjeografisë për nxënësit e vitit të dytë, ku ofendohen rëndë shqiptarët, shkruan gazeta LAJM.

“Ne si partia Aleanca për Shqiptarët e kemi ngritur këtë çështje, e kemi potencuar si problem i madh. Ky është një problem real. Në periudhën kur flasim për reformën në arsim fillor, kur qeveria me popozitet paralajëron konceptin e ri, në fakt kemi probleme të trashëguara prej kohës komuniste. Kjo e treagon atë mentalitetin e qeverisë aktuale, mentalitetin antishqiptar që vazhdon sot e kësaj dite. Që në vitin 2018 ka pas një forum ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe në atë forum është parashtruar pyetja pikërisht me këtë libër, Zaev është përgjigjur se nuk ka informacion për një gjë të tillë dhe se do të konsultohet me ministrin e atëhershëm Arbër Ademi dhe nëse konstatohet se është e vërtetë do të marrin masa. Por prej atëherë nuk e di a është konsultuar, por nuk ka ndërmarrë asgjë. Edhe ministri i atëhershëm Arbër Ademi kur është pyetur për këtë çështje, ai e ka anashkaluar në njëfarë forme këtë problem, duke thënë se: nuk është moment sepse do të ngriten tensione ndëretnike. Pra, kur janë në pyetje shqiptarët asnjëherë nuk është momenti”, tha Snopçe në një pronocim për gazetën LAJM.

Libri i Gjeografisë për Gjimnazin e reformuar është i mbushur me gabime, ndërsa mes tjerash shtrembërohen faktet edhe për shqiptarët, ku shkruan se shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Një e skandal tjetër në këtë libër përbën, gënjeshtra se, shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments