6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeHaçinson: NATO formon ekip për luftë kundër kërcënimeve hibride në RMV

Haçinson: NATO formon ekip për luftë kundër kërcënimeve hibride në RMV

NATO-ja formon ekip për luftë kundër kërcënimeve hibride në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Malit të Zi, kjo pasi lajmet e rrejshme dhe dezinformatat e Rusisë dhe Kinës kanë marr hov të madh me krizën e pandemisë nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimorë, kështu deklaroi ambasadorja e SHBA-së bë Aleancë, Kej Bejli Haçinson.

“Aleanca pret nga Shkupi informata shtesë për formimin e një ekipi të këtillë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, që ka për qëllim përgatitjen e mediave në vend se si ti zmbrapsin dezinformatata nga Rusia”, deklaroi ambasadorja Haçinson në brifingun e sotëm online me gazetarët në Uashington, duke nënvizuar se ekipi në Mal të Zi veçmë është shpërnda.
Sipas ambasadores, Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtarja më e re e Alenacës është cak i veçantë i fushatës së dezinformatave të organizuara nga Rusia.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përhapen shumë lajme të rrejshme lidhur me koronavirusin dhe ndihmën në pajisje që NATO i ka dhuruar aleates për ballafaqim me krizën në gjendje të jashtëzakonshme”, tha Haçinson.

Sips saj, dezinformatat nga Rusia kan ndodhur që moti, qëkur Republika e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që të bëhet pjesë e NATO-s dhe kanë vazhduar deri kur u vërtetua anëtarësimi i vendit në Aleancë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments