15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeGrubi: Unë votoj atë çfarë voton edhe Xhaferi! Mexhiti: Iku koha e...

Grubi: Unë votoj atë çfarë voton edhe Xhaferi! Mexhiti: Iku koha e Gruevskit, nuk votoj në mënyrë mekanike

Deputeti Izet Mexhiti para dy javëve i drejtoi pyetje nga foltorja e kuvendit bashkëpartiakut të tij Artan Grubit.

Mexhiti i bëri tre pyetje Artan Grubit. E para ishte për zonën industriale në Vizbeg, e dyta për përfaqësimin adekuat të ndërmarrjet private dhe e treta për premtimet zgjedhore.

Por atë ditë Artan Grubi pa u përgjigjur doli nga Kuvendi.

Mbrëmë në emisionin Clik Plus zv kryeministri Grubi tha se pyetjet që i parashtroi Mexhiti më mirë do kishte qenë të bëhen brenda BDI-së dhe se për pyetjet do t’i përgjigjet me shkrim.

Artan Grubi: “I marr me shumë dashamirësi të gjitha këto kritika dhe sugjerime, do të kishte qenë mirë të bëhen në kuadër të organeve partiake.

Fatmir Aliu: dhe jo në Kuvend?

Artan Grubi: “Po nuk më ka rastisur ndonjëherë të ndodhë ndonjë gjë e tillë së paku unë s’kam bërë një gjë të tillë sa kam qenë deputet”.

Deputeti Izet Mexhiti thotë se si do që të jetë, është mirë që janë aktualizuar këto tema, ndërsa me këtë qasje të re do të hapen edhe tema tjera.

 “Si do që të jetë mendoj se u aktualizuan këto tema dhe me këtë qasje të re mund të hapen edhe tema tjera siç është shkolla në Vizbeg siç është zona ekonomike në Tetovë dhe probleme të natyrave tjera”, tha Izet Mexhiti  – deputet i BDI-së.

Në votimin e ligjit për shpërndarjen e administratorëve të programit K-5 deputeti i Mexhiti abstenoi, ndërsa Grubi tha se nuk e ka parë se si ka votuar Mexhiti por se shikon se si voton Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi.

 “Ndërsa unë ndoshta nga tradita se si jam mësuar të votoj kur kam qenë deputet e shikoja kryetarin e kuvendit si voton nëse aj e ngrit kartonin e gjelbër dhe dmth që do votojmë të gjithë me kartonin e  gjelbër”, u shpreh Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Ndryshe Mexhiti thotë se ka kaluar koha e Gruevskit ku Kuvendi shikohej si makineri votimi ku Qeveria ka menduar për gjithçka kurse deputeti vetëm ka ngritur dorën. 

 “E them me shumë bindje që do të vazhdoj deri në fund të mandatit nga pozicioni i deputetit pra mos të kuptohet kjo që është luftë personale për t ia zënë vendin ndokujt tjetër larg atyre spekulimeve. Por nëse ndokush ka menduar se unë do të rri dhe vetëm do të votoj ligje në mënyrë mekanike atëherë ka gabuar”, theksoi deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti.

Neni 42 i Rregullores së Kuvendit, parashikon se nëse një anëtar i Qeverisë nuk ka mundësi të përgjigjet me gojë në seancë, është i detyruar që në afat prej 20 ditësh përgjigjen ta japë me shkrim. Po zëvendëskryeministri i parë ende nuk e ka bërë këtë gjë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments