Greqia hap më në fund kufijtë për shtetasit e Shqipërisë, nga nesër lëvizet nëse plotëson një nga 3 kushtet

55

Autoritetet greke kanë vendosur që duke nisur nga dita e nesërme të lejojnë hyrjen në Greqi të cilitdo shtetasi shqiptar që dëshiron të udhëtojë në drejtim të këtij vendi, ku si kusht paraprak është një vërtetim se keni kaluar kovidin, ose një vërtetim vaksine, apo një tampon PCR deri 72 orë të vjetër.

Përmes sistemit EVA, mundet që në mënyrë të rastësishme, udhëtarëve tu kërkohet të pranojnë të bëjnë rapid test për kovidin, pa pagesë.

Për të udhëtuar në drejtim të Greqisë, qytetarët duhet më parë të plotësojnë një formular (PLF) jo më vonë se ora 23:59 sipas orës greke ose 22.59 shqiptare të një dite para mbërritjes në Greqi. Për më shumë informacion, klikoni këtu.

Hyrja e turistëve në Greqi nuk i nënshtrohet kërkesës për vaksinim. Por, paraqitja e një certifikate vaksinimi lehtëson procedurat e mbërritjes. Sidoqoftë, në asnjë rast çertifikata e vaksinimit ose antitrupave nuk konsiderohet “pasaportë”, sqaron ministria greke e Turizmit.

Për ata persona që dalin pozitivë përmes testit të shpejtë me zgjedhje të rastësishme, aplikohet izolimi i detyrueshëm. Në këtë rast, udhëtarët dhe shoqëruesit e tyre të udhëtimit akomodohen në hotele karantine, ku do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm PCR për të konfirmuar diagnozën fillestare. Vizitorët do të qëndrojnë në hotele të izoluar për një maksimum prej 10 ditësh. Shpenzimet e akomodimit në hotelet e karantinës mbulohen nga shteti grek.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi lajmin e mësipërm dhe saktësoi se prej datës 19 qershor 2021, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete: a) Formularin Plf b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose c) Certifikate të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit. Nëse më parë tamponi kërkohej për moshat 6 vjeç e lart tani ka ndryshuar.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qershor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

Plotësimi i PLF është i detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Ju duhet të bëni plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rat udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë. /noa.al