8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeGrenelli turpëron diplomatin gjerman: Përse BE nuk i liberalizon vizat për qytetarët...

Grenelli turpëron diplomatin gjerman: Përse BE nuk i liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës

Wolfgang Ischinger, i cili ka pasur një rol aktiv gjatë bombardimeve të NATO’s në luftën e Kosovës, ka komentuar paralajmërimin e fillimit të dialogut përmes një postimi në Twitter, ai ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në, e kësaj i ka reaguar menjëherë Grenell, duke thënë se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët,

Pas lajmit nga i dërguari i posaçëm i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington, ka pasur reagime të shumta, e ndër ta ka qenë edhe diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger.

Ischinger ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në.

“Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili ka replikuar me të, duke thënë se ne i mirëpresim edhe veprimet nga BE, e jo vetëm fjalët.

Ai tutje i ka thënë Ischinger, se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë më shumë.

“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë përparim”, i është përgjigjur Grenell.

Ndryshe, nga viti 1995 deri në vitin 1998 Wolfgang Ischinger ka qenë drejtor politik në ministrinë e jashtme të Gjermanisë dhe bashkë me diplomatin e SHBA, Riçard Holbruk, ka qenë pjesëmarrës aktiv në arritjen e marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje-Hercegovinë. Një rol aktiv gjithashtu Ischinger mori në pranverën e vitit 1999 gjatë bombardimeve të NATO’s në luftën e Kosovës, duke u përpjekur intensivisht për ta vënë në lëvizje Rusinë për një politikë të përbashkët ndërkombëtare ndaj Kosovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments