BallinaLajmeGostivari edhe më tej temë e përplasjeve partiake! LSDM kërkon përgjegjësi penale,...

Gostivari edhe më tej temë e përplasjeve partiake! LSDM kërkon përgjegjësi penale, VMRO-DPMNE hetim për ujin e ndotur në kohën e Filipçes

Gjersa qytetarët prej pesë javësh presin ujë të pastër, në Gostivar ka raste të reja të personave të sëmurë – katastrofa shëndetësore nuk po qetësohet, akuzojnë nga opozitarja LSDM. Nga atje thonë se ky është një alarm serioz se rreziku nuk është eliminuar dhe se burimi i helmimit ende nuk është vënë nën kontroll.

Nga LSDM-ja përsëri i bënë thirrje Prokurorisë të reagojë. Por nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet i bënë thirrje Prokurorisë që të hetojë dokumentet për, siç thonë ata, ujin e ndotur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Venkо Filipçe, ndërsa drejtoreshë e Inspektoratit Sanitar-Shëndetësor ishte Renata Mlladenovska. Sipas VMRO-DPMNE-së, edhe pse kishin të dhëna për ujin e ndotur, ata nuk kishin reaguar.Para disa ditësh, LSDM-ja, përmes Jon Frçkovskit, parashtroi kallëzim penal kundër ministrit të Shëndetësisë Sasho Klekovski, drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, Shpendi Ametit, drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, dhe drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Kiril Lazov.

Nga Ministria e Shëndetësisë deklaruan se secili mund të parashtrojë kallëzim penal dhe u bënë thirrje institucioneve kompetente që në mënyrë profesionale dhe tërësore t’i shqyrtojnë të gjitha pretendimet. Njëkohësisht, ata thanë se sistemi shëndetësor në Gostivar kishte reaguar në kohë ndaj krizës me ujin e ndotur.Prokuroria tashmë po zhvillon procedurë për këtë rast, ndërsa në paraburgim ndodhen tre të dyshuarit, Artana Asani, Leon Nuredini dhe Vadedin Dervishi, të cilët mbajnë pozita drejtuese në Ndërmarrjen Publike „Komunalec“-Gostivar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments