4.7 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeGjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi/ Ish-ushtari i UÇK-së,Dritan Goxhaj nga...

Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi/ Ish-ushtari i UÇK-së,Dritan Goxhaj nga Tirana, nuk ekstradohet në Hagë

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, në Hagë.

Vendimi vjen pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit, e cila më herët kishte vendosur në favor të lirimit të Goxhajt.

Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale në Hagë, nën dyshimet se ai kishte publikuar emrat e disa dëshmitarëve të përfshirë në procese për krime lufte. Megjithatë, hetimet nuk arritën të konfirmojnë këto akuza.

Goxhaj, i cili iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit, kishte autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri gjatë kohës së luftës në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments