BallinaLajmeAli Ahmeti: Kam informacione se ka nisma  për ta paditur Ushtrinë Çlirimtare...

Ali Ahmeti: Kam informacione se ka nisma  për ta paditur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Hagë (Video)

Ali Ahmeti: Kam informacione se ka nisma  për ta paditur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Hagë (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një paraqitje në KohaCast, tha se ka informacione që në Gjykatën Kushtetuese ka iniciativa për të hapur çështjet e Tribunalit të Hagës, gjegjësisht paditjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Ahmeti tha se nëse hapen plagët e vjetra, dhimbja është më e madhe se sa kur hapen plagë të reja.

“Kam informacione që ka iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për të hapur çështjet e tribunalit të Hagës për t’u padit Ushtria Çlirimtare Kombëtare për krime lufte. Jo që më frikëson, por të hapësh plagë të vjetra dhimbja është më e madhe se sa kur hapet një plagë e re. Janë çështje që i kemi mbyllur më shumë se 20 vite më parë”, tha Ahmeti.Duke u ndalur te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti tha se partitë shqiptare kanë mbajtur peshën kryesore në avancimin dhe promovimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi subjektet politike maqedonase, duke vlerësuar se nuk janë angazhuar mjaftueshëm për t’ua shpjeguar qytetarëve maqedonas rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

Ahmeti kundërshtoi bindjen se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nënkupton humbjen e shtetit nga maqedonasit. Sipas tij, nga ky dokument kanë përfituar njësoj si shqiptarët, ashtu edhe maqedonasit.

Ai veçoi miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve si një nga pengesat më të mëdha gjatë zbatimit të marrëveshjes, duke thënë se ky proces u përmbyll vetëm në vitet 2016-2017. Ahmeti e cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si kompromisin historik që mbrojti karakterin multietnik të shtetit dhe parandaloi mundësinë e ndarjes territoriale të Maqedonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments