15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaEkonomiGjoba për 110 kompani që kanë shkelur masat për çmimet e ngrira

Gjoba për 110 kompani që kanë shkelur masat për çmimet e ngrira

Në periudhën 15-21 maj 2023, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer mbi 600 inspektime në vend. Gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi për të cilat janë lëshuar mbi 110 urdhërpagesa penale në vlerë prej më shumë se 2.660.000 denarë.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut vepron edhe në vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve individuale në tregtinë me pakicë, si dhe detyrimin e importuesve dhe tregtarëve për dorëzimin e mallrave sipas rendit të përcaktuar më parë. Pas këtyre vendimeve, në periudhën e lartpërmendur janë kryer mbi 170 kontrolle, dhe janë lëshuar 53 urdhërpagesa kundërvajtës në vlerë prej mbi 1.150.000 denarë”, thonë nga ISHT.

Nga aty sqarojnë se të gjitha subjektet ekonomike kanë mundësi të paguajnë urdhërpagesat e vonuara, apo të ushtrojnë të drejtën e tyre nëse kanë ankesë në proces gjyqësor. Në seancat gjyqësore do të paraqiten inspektorët që kanë konstatuar shkelje te subjektet ekonomike, të cilët do të përfaqësojnë dhe mbrojnë ligjet sipas të cilave kanë konstatuar shkeljet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments