3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeGjithsej 40 punonjës shëndetësorë janë të infektuar me coronavirus në Kumanovë

Gjithsej 40 punonjës shëndetësorë janë të infektuar me coronavirus në Kumanovë

Gjithsej 40 punonjës shëndetësorë në spitalin e Kumanovës janë të infektuar me coronavirus, konfirmoi për “Fokus” drejtoresha Snezhana Zaharieva.

“Që nga fillimi i pandemisë, 40 punonjës shëndetësorë janë infektuar me coronavirus, pesë prej tyre janë negativë, domethënë të kuruar”, tha Zaharieva.

Disa ditë më parë, Departamenti i Gjinekologjisë i spitalit po punonte në një mënyrë të veçantë, nga ku ishin infektuar edhe disa punonjës shëndetësorë.

“Për shkak të situatës së urgjencës me Covid -19 dhe shfaqja e testeve pozitive në disa punonjës të Departamentit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë, dhe për të pasur një qëndrim sa më profesional ndaj pacientëve të mundshëm, ju informojmë se Departamenti i Gjinekologjisë dhe Akusherisë nga 10 Prilli i vitit 2020 do të jetë nën një regjim special. Të gjithë pacientët, gjendja shëndetësore e të cilëve lejon trajtim të mëtutjeshëm në GAK Shkup ose spitalin special “Nëna Terezë” në Çair, me një njoftim paraprak nga gjinekologu i tyre amë”, deklaruan nga spitali.

Pothuajse një javë më parë, duke pasur parasysh numrin në rritje të mjekëve të infektuar, spitalin e Kumanovës e vizituan Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Gjatë asaj periudhe, mjekë nga spitalet Klinik të Shtipit dhe Shkupit u erdhën për ndihmë kolegëve të tyre në Kumanovë./Telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments