16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania mbështet protestat paqësore në SHBA: Të kuptueshme e të ligjshme

Gjermania mbështet protestat paqësore në SHBA: Të kuptueshme e të ligjshme

Berlini ka shprehur sot mbështetjen për ato që quante protesta “legjitime” e “të kuptueshme” që kanë përfshirë SHBA pas vrasjes nga policia të afro-amerikanit George Floyd.

Duke thënë se shpresonte që protestat të “mos bëhen të dhunshme”, çka tashmë ka ndodhur, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se mbështeste trazirat civile të shkaktuara nga vdekja afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd.

“Protestat paqësore që ne po shohim në SHBA, ku janë përfshirë shumë gjeste emocionuese madje dhe nga policët amerikanë, janë të kuptueshme dhe më se të ligjshme. Ne shpresoj që ato të mos bëhen të dhunshme dhe që të kenë efektin e tyre”, tha ministri gjerman pa shpjeguar se cili do të ishte “efekti” i protestave.

Por reagimi i Maas duket pak i vonuar pasi protestat po zhvillohen prej një jave dhe tashmë kanë degraduar në dhunë, grabitje, zjarrvënie dhe madje të shtëna me armë.

Garda Kombëtare është thirrur për të ndëryrë në disa qytete të SHBA, ndërsa presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të angazhojë të tjera njësi ushtarake për ndalimin e tyre.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments