20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajme“Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë, u blenë dorëza e material...

“Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë, u blenë dorëza e material shpenzues me çmim shumëfish më të shtrenjtë

Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia, është furnizuar me material shpenzues dhe pajisje medicinale për Coronavirus nga Kina dhe India, ndonëse vet virusi e ka origjininën pikërisht nga shteti komunist nga ku ka blerë mallra shteti i Kosovës.

Për më tepër çmimet e furnizimit të këtij materiali shpenzues për Coronavirus vlerësohen astronomike, shumëfish më të larta se në tregun me pakicë në Kosovë.

Portali “Front Online” posedon dokumentet e kontratës së fundit për furnizim me material shpenzues dhe pajisjes medicinale për Coronavirus të Ministrisë së Shëndetësisë, ku tenderin nëpërmjet procedurës emergjente të negociuar e ka fituar kompania kosovare “Komed”.

Sipas këtij tenderi të ndarë në 5 lote me vlerë të përgjithshme prej mbi 273 mijë euro, kompania “Komed” do ta furnizoj për një afat 3 mujor Ministrinë e Shëndetësisë me rreth 133 mijë maska kirurgjikale të prodhuara në Kinë me çmim prej 56 cent për copë.

Çmimi me pakicë i dorëzave ne barnatore 25 cent, Ministria i blenë 52 cent.

Disa kompani që merren me shitjen e produkteve medicinale, sipas të cilave para pandemisë çmimi i furnizimit me maska të tilla ka qenë 20 cent, ndërsa gjatë pandemisë ka shkuar 35 cent. “Ky çmim është astronomik”, thonë ata.

Kompania “Komed” poashtu do ta furnizoj Ministrinë e Shëndetësisë me 65 mijë dorëza të vogla kirurgjike nga India me çmim prej 44 cent, 150 mijë dorëza kirurgjike të mesme nga India me çmim prej 48 cent copën dhe mbi 113 mijë dorëza të mëdha nga India me çmim prej 52 cent copën.

Është interesant fakti se dorëzat kirurgjikale steriale të blera në tenderin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në mars të këtij viti ka qenë 16 cent, ndërsa tashmë arrijnë në 52 cent.

Edhe në lotin për furnizim me thasë për kufoma (body bags), sipas kompanive formaceutike në vend më herët janë shitur 15 euro, ndërsa në tenderin e fundit janë blerë 27.5 euro.

Kompania “Komed”: Transporti është shtrenjtuar 400%, çmimet janë ngritur

Në anën tjetër, Arben Ismajli, nga kompania “Komed” ka deklaruar se çmimet më ta larta me shumicë se sa në tregun me pakicë janë, siç ka thënë ai, për shkak të shtrenjtimit të transportit nga Kina dhe India.

“Transporti është shtrenjtuar për 400 për qind për shkak të pandemisë. Çmimet e dorëzave në tregun me pakicë mund të jenë më lira, mund t’i gjeni edhe 25 cent, apo 30 cent, mirëpo shko pyeteni a mund t’iu furnizojnë 155 mijë copë dorëza”, pyet Ismajli.

“Edhe çantat për të vdekur janë shtrenjtuar. Rreth 19 euro e kam çmimin e furnizimit, ndërsa në tender janë 27.5 euro”, shpreher përfaqësuesi i kompanisë “Komed”.

Ai ka shtuar  se ende nuk e ka furnizuar Ministrinë e Shëndetësisë me material shpenzues, pasi që është në pritje të nënshkrimit të urdhërblerjeve.

Përndryshe, Qeveria “Kurti” ka shkarkuar disa Borde dhe menaxherë të kompanive publike me arsyetimet, siç kanë thënë, të “gjakderdhjes financiare” në kompanitë, ku kanë keqmenaxhuar kompanitë publike.

Tenderi

-Furnizim emergjente me pajisje dhe material shpenzues medicinal për “Corona-Virus” nga

Ministria e Shëndetësisë dhe kompania “Komed”

-Procedura e prokurimit, emergjente e negociuar

Lot 1= 74.468 euro

Lot 12= 28.563 euro

Lot 13= 71.631 euro

Lot 14= 58786 euro

Lot 17= 40205 euro

=273.653 euro

-Maska kirurgjikale nga Kina rreth 133 mijë copë me çmim prej 56 cent copa

-Dorëza kirurgjike të vogla nga India rreth 65 mijë copë me çmim prej 44 cent

-Dorëza kirurgjike të mesme nga India rreth 150 mijë copë me çmim prej 48 cent

-Dorëza kirugjike të mëdha nga India mbi 113 mijë cope me çmim prej 52 cent

-Thasë për kufoma nga Kina 1462 copë me çmim prej 27.5 euro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments