13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeGërvalla: Seanca në OKB kërkuar nga Rusia kundër ndërhyrjes së NATO-s, tentim...

Gërvalla: Seanca në OKB kërkuar nga Rusia kundër ndërhyrjes së NATO-s, tentim për paralele absurde

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së fundit të Rusisë për një seancë të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila u kërkua të mbahet pikërisht në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Gërvalla-Schwarz ka etiketuar këtë veprim si një përpjekje për të vendosur “paralele absurde” ndërmjet ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë.

Gjatë një reagimi të saj në media, Ministrja Gërvalla-Schwarz solli në vëmendje masakrën në Krushë të Madhe të Rahovecit, një akt të cilin e quajti krim gjenocidal nga ana e Serbisë.

“Këtë krim gjenocidal Serbia e bëri një ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe,” theksoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments