12.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeGazetari slloven: Nëse vërtetohet implikimi i Martin Berishajt, ky është top skandal

Gazetari slloven: Nëse vërtetohet implikimi i Martin Berishajt, ky është top skandal

Bojan Pozhar, gazetar dhe moderator i një “talk show” në Slloveni, ka deklaruar se nëse vërtetohet përfshirja e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, në skandalin financiar në Slloveni, atëherë bëhet fjalë për një “top skandal në Ballkan”.

Pozhar ka deklaruar se skandali merr formë të plotë me faktin se Berishaj nuk është vetëm një biznesmen. Ai është diplomat i shtetit të Kosovës.

Nëse paratë e GEN-it [kompanisë serbe, v.j] për Robert Golob i ka transferuar vërtetë Martin Berishaj, përndryshe diplomat nga Kosova, atëherë ky është një top skandal në Ballkan. Sepse MB është edhe ambasador i Kosovës në Kroaci”, shkroi Pozhar në Twitter.

 “Çmenduri, çfarë afere”, ka vijuar Pozhar, i cili moderon një emision televiziv në Planet TV, televizionin i cili publikoi hulumtimin mbi përfishrjen e dyshuar të Martin Berishajt në skandalin financar.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments