2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaFushata e lumit të Vjosës bëhët ndërkombëtare, edhe Wetransfer mbështetet kauzën

Fushata e lumit të Vjosës bëhët ndërkombëtare, edhe Wetransfer mbështetet kauzën

Prej vitesh planet për ndërtimin e hidrocentralit mbi Lumin Vjosa në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Europës, kanë patur vëmëndjen e mediave kombëtare. Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut

SHBA– Kauza e Vjosës tashmë ka bërë jehonë  edhe jashtë Shqipërisë por së fundmi kjo kauzë është mbështetur edhe nga Ëetransfer ,rrjeti që përdoret për transferimin e materialeve të ndryshme, i cili ka vendosur si backgorund një foto të Vjosës, me mbishkrimin ‘Vjosa Forever’.

Kushdo që mund të ketë dërguar dokumente përmes faqes së internetit ëetransfer mund të ketë vënë re se i kanë dedikuar faqen e tyre fushatës së lumit të Vjosës. Në faqen e ëetransfer bëhet thirrje që të ndihmohet që Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”.

Por ska qënë e vetjma nismë e marre, pasi vet aktori i famshëm i Hollivudit Leonardo Di Caprio ka qenë një ndër mbështetësit e kësaj kauze, nëpërmjet postimeve dhe thirrjeve në rrjetet e tij sociale për të ndërgjegjësuar qeverinë në mënyrë që Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”.  Ai ishte një nga të parët që promovoi filmin e shkurtër të prodhuar nga kompania “Patagonia” me titull “Vjosa Forever”.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

Me ndërtimin e një dige, lumi shndërrohet në liqen dhe të gjithë speciet të cilat jetojnë aty vdesin. Lumi Vjosa, speciet e tij dhe gjallesat që varen prej tij janë në rrezik dëmtimi të përhershëm nga digat.

(dosja.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments