3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionFurkan Saliu/Një pyetje sipas logjikës alla-Grubi...Nëse patriotë e Aleancës nuk bën me...

Furkan Saliu/Një pyetje sipas logjikës alla-Grubi…Nëse patriotë e Aleancës nuk bën me votu Vmro-Dpmne-në, a duhet që patriotët e Bdi-së me votu Lsdm-në?

Ju lutem që dikush ti tregon këtij se është Zëvendëskryeministër i parë. Është shqiptari që e mban postin më të lartë në ekzekutiv, që i bie se është përfaqësues i të gjithë shqiptarëve. E një përfaqësues i popullit që mban një pozitë kaq të lartë nuk guxon të sillet në këtë mënyrë. E di që me këtë nuk do të pajtoheshin militanten e Bdi-së, por a e keni parë ndonjëherë Talat Xhaferin të bie në këtë nivel dhe të jep deklarata të tilla? Nga aspekti politik, Z. Grubi aspak nuk ka të drejtë morale që të kritikojë një koalicion me VMRO DPMNE-në. Emërtimi “koalicioni 27” është i ulët, qëllimkeq dhe jo etik. Edhe më i ulët bëhet kur Zëvendëskryeministri i parë çdo ditë po na kujton ditën kur Ministri i brendshëm i partisë së tije e lejoi që të rrezikohen jetët e përfaqësuesve të popullit, të gazetarëve e mos të flasim për atë se u sulmua tempulli i demokracisë. Sigurisht që e ka të lehtë ta thotë sepse jeta e tij asnjëherë nuk ishte në rrezik, por ishte e imja, e kolegëve të mi dhe e deputeteve që nuk bënin kompromise me çështje kombëtare. Këto deklarata na duken sikur po na qeshni në fytyrë sepse sot që ne ende po flasim për këtë ditë, organizatorët janë të lirë dhe besoj që edhe ju vet i njihni. E nëse flasim në aspektin patriotik (se apo ju thirreni në Uçk-në), a ka akt më patriotik se të bindesh “patriotët” e VMRO DPMNE-së që të votojnë kandidatin e Aleancës për SHQIPTARËT? E mbaj mend një kohë kur ju nuk arritët që ta bindni Nikolla Gruevskin që ta përkrah Fatmir Deharin në Kërçovë…Z. Grubi, nëse nuk ndjeheni rehat me pozitën që e mbani, jepni dorëheqje dhe kthehuni aty ku ndjeheni më mirë. Edhe ashtu me një lëvizje e rehatoni edhe partinë tuaj, por edhe vetën. Pozita që po e mbani, nuk ua lejon këtë sjellje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments